Lajme

Inspektorati i Prishtinës parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania

05/04/2024 18:38
nga:Y I

Këtë të shtunë, Inspektorati i Kryeqytetit ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania.

Sipas njoftimit të inspektoratit, kjo ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen e lartëcek

Pala është detyruar që ta largojë konstruksionin dhe e njëjta është gjobitur.

“Inspektorati ka detyruar palën të largojë konstruksionin dhe grilat e vendosura ilegalisht sikur edhe ka gjobitur palën”, thuhet në njoftim.