Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vetëm gjatë muajit korrik, ka realizuar afro 50 inspektime në rajone të ndryshme të vendit raporton Gazeta Blic.
Kështu bëri të ditur ministri i këtij dikasteri, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook.
Ai tha se gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar gjoba, janë marrë vendime për ndërprerje të punimeve, si dhe janë iniciuar disa raste te përmbaruesi.
“Si pasojë e shkeljeve që janë identifikuar gjatë këtyre inspektimeve nëpër kompani të ndryshme si prodhues të betonit, seperues të rërës dhe të zhavorit, thertore e përpunues të mishit, përpunues të ujit e prodhues të ilaqeve, e njashtu degraduesit e lumenjve dhe ndërtuesit e objekteve pa leje, janë shqiptuar gjithsejt 14 vendime për ndërprerje të punimeve, 6 raste janë inicuar tek përmbaruesi, ndërkaq janë shqiptuar 23 gjoba, në vlerë totale prej 66,000 euro, ku gjobat variojnë nga ato minimale prej 500 euro, deri në ato maksimale prej 5000 euro”
Postimi i plotë:


