Lajme

Inspektorati i kryeqytetit me aksion ndaj autobusëve dhe taksive që nuk respektojnë rregullat

12/07/2023 13:00
nga:N K

Inspektorati i Kryeqytetit ka zhvilluar sot një aksion për kontrollimin e taksive të paautorizuara dhe për autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre.

Kështu ka njoftuar Inspektorati në faqen zyrtare në Facebook.

Ky aksion është zhvilluar në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë dhe tek katedralja.

“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç aktiviteteve të ndryshme ditore, sot ka vazhduar me aksionin e kontrolleve të taxive të paautorizuar dhe autobusëve që nuk respektojnë itinerarin e tyre dhe qarkullojnë edhe në brendi të kryeqytetit”, ka bërë të ditur Inspektorati.