Sporti

Insigne nuk pajtohet me rinovimin e kontratës, mund të vazhdojë karrierën në MLS

12/27/2021 11:41
nga:E K

Insigne nuk ka arritur ende një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij me Napolin.

Dallimi midis asaj që klubi i ofron atij dhe asaj që ai kërkon është i madh, dhe kjo mund të bëj që ai të largohet nga klubi italian, shkruan GazetaBlic Sport.

Insigne ka një kontratë të vlefshme vetëm deri në fund të sezonit dhe kërkon pesë milionë euro në vit për vazhdimin e bashkëpunimit.

Napoli i bëri një ofertë për katër vite me 3.5 milionë euro në sezon me bonuse dhe sipas Calciomercato, për momentin marrëveshja mes dy palëve nuk është as afër që të ndodhë.

Edhe pse Inter dhe Tottenham janë lidhur me të, nuk ka pasur oferta konkrete nga klubet.

E gjithë kjo përdoret nga Toronto, e cila po shton presionin ndaj Insigne dhe i ofron shtatë milionë euro në vit për t’u bërë ylli i skuadrës dhe MLS.

/GazetaBlic Sport/