Sporti

Insigne në Inter? Marotta: S’ka asnjë shans të ndodhë në janar

11/08/2021 10:57
nga:Lorik J

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne vazhdon të lidhet me një transferim te Interi, pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme, por CEO i Nerazzurrëve, Beppe Marotta, e përjashtoi mundësinë e një lëvizjeje në janar.

Sipas Marottas, Interi nuk do të bëjë asnjë transferim në merkaton e janarit, duke refuzuar mundësinë e transferimit të anësorit në merkaton e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sot, ne jemi të fokusuar në këtë grup dhe në skuadrën tonë, e cila përbëhet kryesisht nga kampionët e Italisë,” tha Marotta.

“Ekipi po i përgjigjet pritshmërive tona. Nuk mendoj se do të bëjmë ndonjë ndryshim në janar, mendojmë për qershorin dhe investimet për të ardhmen”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport