Lajme

Insektet ‘pushtojnë’ klinikën e Reumatologjisë në QKUK

04/01/2023 13:48
nga:Y I

Kushtet higjieno-sanitare në klinikën e Reumatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk janë aspak të përshtatshme për pacientët.

Këtë repart siç duket e kanë mbuluar insektet dhe qëndimi aty po bëhet i pamundur për pacientët.

Kështu ka deklaruar një familjar i një pacienti që aktualisht është i shtrirë në këtë klinikë, në kushte anonimiteti për “Gazeta Blic”

I njëjti ka dërguar fotografi në adresë të “Gazeta Blic” ku shihen plot insekte në dysheme.