Lajme

Ministri serb i Mbrojtjes: “Kurti dëshiron të rrënojë paqen dhe të destabilizojë rajonin”

03/31/2022 12:46
nga:Astrit Gashi

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se “Albin Kurti me deklaratat e tij ndezëse çdo ditë po tregon se dëshira e tij është të shkatërrojë paqen dhe të shkaktojë destabilizimin e rajonit”, njoftoi Ministria serbe e Mbrojtjes.

Stefanoviq tha se një Serbi e qëndrueshme, e pavarur dhe e fortë, e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, si dhe nga ushtria e saj, është një gjemb në sy “jo vetëm në rajon, por edhe për individët në skenën ndërkombëtare, të cilët i dërgojnë porosi Serbisë përmes zëdhënësve të tyre, duke bërë përpjekje që ta frikësojnë”.

“Pavarësisht kësaj dhe me gjithë sfidat me të cilat ballafaqohemi çdo ditë, ne nuk do të lejojmë që mospërgjigjja ndaj akuzave të rreme të lejojë që gjithçka që thotë Albin Kurti të ketë peshë dhe të jetë burim frike për qytetarët. E theksoj edhe një herë se Republika e Serbisë nuk është vatër konflikti, ajo nuk do të jetë, e as nuk do të nxisë tendosje. Serbia, përveç në përparimin e saj, është e përqendruar në përparimin, të cilën gjë e ka dëshmuar shumë herë në vitet e kaluara“, tha Stefanoviq.

Siç tha ai, Kurti është ai që kritikon nismën “Ballkani i Hapur”, çka tregon “se ai është njeriu që do konflikte”.

“I kujtoj Kurtit se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lansuar nismën Ballkani i Hapur, që shërben për të lidhur Ballkanin Perëndimor dhe qëllimi kryesor i së cilës është të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të jetesës së të gjithë qytetarëve, por edhe pajtimit. Dhe njeriu që ka kritikuar këtë iniciativë është pikërisht Kurti, gjë që flet për atë se kush është për paqe dhe përparim, e kush për konflikte dhe luftëra dhe pajtimin duke lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe Kurti, e cila flet qartë se kush është për konflikte dhe luftëra, e kush për paqe dhe përparim”, tha Stefanoviq.

Ministri serb Mbrojtjes theksoi se gënjeshtrat nuk do të bëhet e vërtetë, nëse ato publikohen disa herë në media.

“Pretendimet e pakuptimta të Kurtit nuk do të bëhen të vërteta, duke shtuar numrin e publikimeve të tyre në media. Nuk do të bëhen kurrë të vërteta, sepse Serbia dëshiron paqen dhe stabilitetin dhe i përshtatet vetëm popullit të saj dhe ne bëjmë vetëm atë që është në interesin tonë kombëtar. Një koncept që është ndoshta pak i njohur për njerëzit si Albin Kurti”, përfundoi ai.