Sporti

Inigo Martinez: Ndeshja duhej të përfundonte 6-2, por ne humbëm disa raste dhe kjo na kushtoi!

02/26/2025 08:56
nga:Lorik J

Inigo Martinez ishte një tjetër mbrojtës i Barcelonës që gjeti golin në barazimin 4-4 kundër Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ai pranoi se Barcelona duhet të kishte fituar, por u ndëshkua nga gabimet e mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kur u jep dhurata lojtarëve të Atleticos, ata padyshim shënojnë gola. Ne ishim shumë më superiorë”, tha Martinez.

“Mendoj se kjo ndeshje mund të kishte përfunduar 6-2, por përfundoi 4-4. Do të jetë e vështirë të ktheheni në një fushë aq të vështirë sa e tyre, por nëse i bëjmë gjërat ashtu siç dimë, do të kemi sukses.”

Ai theksoi se gabimet e Barcelonës në fillim dhe në fund të lojës i kushtuan atyre. “Kemi bërë dy gabime në fund dhe dy në fillim. Gjithçka dukej mirë, por ne pamë që ky ekip duhet të jetë i fokusuar gjatë gjithë ndeshjes”.

/GazetaBlic Sport