Sporti

Inigo Martinez i shpëtoi më të keqes, rrezikoi të lëndohet rëndë gjatë paradës festive

05/17/2025 13:35
nga:Mergim Rreci

Ekipi i Barcelonës ka dominuar futbollin spanjoll këtë sezon dhe ka triumfuar me titullin e La Ligës dy xhiro para përfundimit të sezonit.

Parada e kampionëve u zhvillua të premten në mbrëmje në rrugët e Barcelonës, ku qindra mijëra tifozë i pritën ata, transmeton GazetaBlic Sport.

Një nga lojtarët më të gëzuar në festë ishte Inigo Martinez. Por pakujdesia e tij mund ta kishte futur në telashe serioze. Në një moment, duke qëndruar në skaje të autobusit, Martinez humbet ekuilibrin dhe rrëzohet.

Pamjet e tregojnë atë duke rënë me shpinë, por për fat të mirë për të, mediat spanjolle raportojnë se mund të kishte qenë shumë më keq.