Andrés Iniesta iu bashkua mesazheve të ish-shokëve të tjerë të Xavi Hernández duke u treguar i bindur se ish mesfushori është një trajner ideal për FC Barcelona.
Lojtari i Vissel Kobe siguroi në një prononcim për ‘BeIN Sports’ se katalanasi është i përgatitur të marrë frenat e ekipit të parë jo vetëm për shkak të asaj që ai përfaqëson, por edhe për shkak të përvojës në vitet e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Xavi përshtatet në mënyrë të përkryer, kjo është e sigurt. Jo vetëm për shkak të asaj që mund të dini për të ose klubin, por sepse ai është përgatitur për të. Pra, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha fillimisht Iniesta.
“I uroj gjithë fatin e botës dhe jam i bindur se do të bëjë punë të mirë sepse është përgatitur për atë moment dhe është shumë i emocionuar që mund të përballet me këtë sfidë. Shpresoj që rrethanat të jepen për t’ia dalë. I uroj më të mirat”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


