Andrés Iniesta, ish-ylli i Barcelonës, beson se skuadra nga Katalunia është e pafajshme në ‘rastin Negueira‘.
“Jam plotësisht i bindur se Barcelona nuk ka blerë kurrë një gjyqtar”, ka thënë mesfushori duke folur për RAC1, përcjell GazetaBlic Sport.
Iniesta, i cili luajti për Barçën midis 2002 dhe 2018, garanton se ai kurrë nuk ka parë apo dëgjuar “asgjë të çuditshme” në këtë drejtim.



