Sporti

Iniesta: Barcelona mund ta fitojë La Ligan dhe El Clasicon

10/18/2021 18:40
nga:Lorik J

Ish mesfushori i Barcelonës Andres Iniesta ka thënë për ESPN se ish-skuadra e tij ka ekip për të fituar El Clasico dhe LaLigan, pavarësisht fillimit të dobët të sezonit.

“Unë mendoj se tifozët e Barcelonës janë gjithmonë optimistë, edhe më shumë për Clasico”, tha Iniesta për ESPN.

“Ata do të presin me padurim ndeshjen, ekipi i tyre do të luajë mirë dhe do të fitojë. Barca ka ekipin për të fituar El Clasico dhe LaLigan. Shpresoj që ata të luajnë mirë dhe të marrin tre pikët ”.

Iniesta tha poashtu se Koeman ka bërë shumë gjëra të mira dhe se ai nuk arriti në një moment të lehtë për të ose klubin.

/GazetaBlic Sport