Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ku është pritur të diskutohet për çështjen e projektligjit për Trustin është shtyrë të mërkurën.
E kjo shtyrje ka ngjallur reagime të shumta nga vet iniciuese i nismës për lejimin e 30 % të mjeteve nga Trusti, Adnan Jashari i cili po akuzon rëndë Armend Mujen për zvarritje dhe shtyrje të shqyrtimit në këtë komision të kësaj nisme.
Adnan Jashari ka treguar për Gazeta Blic se çka i tha Muja pas shtyrjes së mbledhjes së komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
“Kryetari i komisionit z. Armend Muja pas shtyrjes së mbledhjes na tha që vazhdon të enjten ose të premten, por nuk ka asnjë informacion deri në këto momente se kur do të fillojë mbledhja, që u shtye të mërkurën. Shpresojmë që kjo zvarritje të mos jetë e qëllimshme sepse qytetarët nuk po mund të presin gjatë”, tha Jashari.
Pas shtyrjes së mbledhjes, Ferat Shala anëtari i këtij komisioni tha se kjo ka ndodhur krejt si shkak pasi që kryetari i komisionit Armend Muja, po dëshiron ta zhagitë këtë çështje.
Të njëjtën akuzë për kryetarin e Komisionit për Buxhet, e ka edhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.
Lushtaku tha se Muja qëllimisht po e shtynë diskutimin për Projektligjin për Trustin në Komisionin për Buxhet.


