Lajme

Iniciohet procedurë ndaj shtetasit të Serbisë, kaloi në mënyrë të paautorizuar të vijën kufitare

10/04/2025 09:23
nga:Sh R

Është iniciuar procedurë ndaj një shtetasi të Serbisë pasi që gjatë verifikimit  i njëjti ka rezultuar ka kaluar në mënyrë të paautorizuar të vijën kufitare.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i dyshuari, mashkull nga Serbia, ka dalë nga territori i Kosovës më 19 Shtator 2025, por nuk janë gjetur të dhëna për hyrje të tij më pas në Kosovë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë te rregullt.

“Leposaviq 03.10.2025-14:00. Është iniciuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull shtetas i Serbisë pasi që, gjatë verifikimit, ka rezultuar se i njëjti më datë 19.09.2025 ka dalë nga territori i Kosovës, mirëpo nuk kishte të dhëna për hyrje në Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë te rregullt”, njofton PK.