Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se rezoluta e propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama kundër raportit të Dick Marty me pretendimet se UÇK ka kryer krime kundër njerëzimit, është iniciativë konform mandatit të saj si anëtare e Këshillit të Evropws, raporton GazetaBlic.
Në një prononcim për GazetaBlic, Selimi thotë se edhe në kohën kur ngriteshin akuza për raportin e Dick Martyt, Shqipëria pati rol të rëndësishëm që ta kundërshtonte por nuk ia doli, shkak votat e pamjaftueshme.
“Iniciativa e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, shkon konform mandatit të saj si anëtare e Këshillit. Kjo iniciativë është përgjigje e nivelit të njëjtë, me akuzat e pabaza të Martyt. Edhe kur ngriteshin akuzat në raportin e tij, Shqipëria pati rol aktiv që ta kundërshtojë por, nuk u arritën votat e mjaftueshme”, shprehet Selimi.
Selimi thotë se me këtë iniciativë, Shqipëria mund ta korrigjojë situatën e atëhershme por sipas tij, edhe në këtë fazë ku qëndrojmë ekzistojnë mekanizmat që kanë marrë formë kushtetuese.
“Tash, kjo ndërmarrje e Shqipërisë ka benefit të korrigjimit të asaj situate të krijuar dhe kontestimit të vetë bazës mbi të cilën janë ndërmarrë hapat ligjor për t’u ndërtuar dhomat e specializuata. Edhe pse në këtë fazë, tashmë ekzistojmë mekanizmat që kanë marrë formë kushtetuese, përsëri është e rëndësishmë të kontestohet baza e padrejtë e raportit”, deklaron ish ministri Selim Selimi.
Rezoluta e Edi Ramës për Dick Martyn – Analistë e ekspertë të drejtësisë: Fitore e madhe për UÇK-në


