Iniciativa e Listës “GUXO” nuk e ka ndërmend të qëndrojë duarkryq.
Ajo nuk do t’i zbatojë urdhrat e krerëve të kësaj iniciative lidhur me zgjedhjet lokale.
Kujtojmë se ditë më parë, Lista “GUXO”, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se në zgjedhjet e vjeshtës do të marrë pjesë bashkë me VV-në andaj çdo angazhim i degëve respektive nuk gëzon mbështetje nga krerët.
Megjithatë iniciativa e kësaj liste në Ferizaj, nuk do t’i zbatoj këto urdhëra.
Të paktën kështu ka bërë të ditur kryetari i iniciativës së Listës ‘Guxo’ në Ferizaj, Blerton Derguti.
Ky i fundit në një prononcim për ‘Gazeta Blic’ ka dhënë detaje rreth organizimit të iniciativës, duke konfirmuar se sonte do t’i hapin zyret e reja, ndërsa do të mbajnë edhe një organizim, që pritet të jetë nismë e organizimeve të tjera ditëve në vijim.
“Po, nga sot do të fillojmë me zyret tona. Madje, do ta mbajmë edhe një aktivitet në orën 18:00”, thotë ai.
Tutje, Dërguti tha se kjo pritet të jetë nismë për aktivitetet e radhës.
“Organizimi i sotëm do të jetë nismë për aktivitetet tjera që do t’i mbajmë”, përfundoi ai.


