Iniciative “Dekada e re e Drenasit” duhet ta ndryshojë emrin me të cilin do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.
Kjo pasi, në rregulloren e KQZ-së thuhet që Komisioni për shqyrtimin e emrave mund ta refuzojë ndonjë të tillë, nëse nuk i plotëson kriteret, që është i ngatërrueshëm, mashtrues ose i ngjashëm, përcjell GazetaBlic.
Në bazë të dokumentit të mëposhtëm, Komisioni Qëndror Zgjedhor ka nisur ditë më parë një letër drejt Driton Ajazit, kreut të kësaj iniciative, duke e detyruar që deri në orën 12:00 të datës 28 Gusht (Sot) që të aplikojë me emër tjetër.
Në vendimin e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike pranë KQZ-së, thuhet se kjo iniciativë qytetare me emrin “Dekada e Re” mund të shkaktojë ngatërrim apo çorientojë votuesit për shkak se ky emërtim është përdorur më pqrë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Më poshtë edhe dokumenti:
/GazetaBlic/