Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike.
Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë.
Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim në jemi në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe do të veprojmë konform tyre.
Sistemi elektroenergjetik i vendit është afektuar tashmë komplet nga kriza globale dhe pasojat e saj përballohen më lehtë, nëse secili nga ne jep kontributin e tij.
Pra, që kriza të ketë ndikim sa më të vogël, KEDS apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi, thuhet tutje në komunikatë.