Sporti

Informacionet e fundit lidhur me vdekjen e Emiliano Sala, ishte “thellësisht i pavetëdijshëm” gjatë rrëzimit të avionit

02/23/2022 10:57
nga:Mergim Rreci

Vazhdon të përflitet për vdekjen e Emiliano Sala, vdekje kjo që preku emoicionalisht gjithë botën e futbollit.

Në hetimin e aksidentit është konstatuar se sulmuesi argjentinas ka pësuar helmim nga monoksidi i karbonit para rrëzimit fatal të avionit, kur po udhëtonte për të finalizuar kontratën e tij tek Cardif, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas stacionit televiziv britanik BBC, patologu Basil Purdue shkroi në raportin përfundimtar se lojtari ishte tashmë “thellësisht i pavetëdijshëm” kur avioni u rrëzua.

Testet e gjakut zbuluan një ngopje të monoksidit të karbonit në masën 58%, gjoja për shkak të tymit të lëshuar nga motori i avionit me të cilin po udhëtonte.