Lajme

Inflacionit i thotë inflamacion: Ngatërrohet pak Arbër Rexhaj i VV-së

09/15/2022 23:59
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka folur për masat e qeverisë Kurti për ta luftuar inflacionin e lartë në Kosovë gjatë muajve të fundit. Në një moment, ai bën një gabim në të folur, duke e quajtur inflacionin gabimisht “inflamacion”.

Rexhaj e shqipton saktë disa herë gjatë emisionit termin inflacion, por një herë të vetme ai bën shkarjen e papritur.

Ndryshe nga inflacioni, që nënkupton humbjen e vlerës së parasë për shkak të rritjes së çmimeve, inflamacioni është reaksioni normal i trupit për t’u mbrojtur nga lëndimet apo infeksionet e ndryshme.

“Meqenëse kemi inflacion, qytetarit duhet t’ia lehtësojmë përballjen me këtë fenomen. Kemi bërë projektligjin për punët publike për kompenzimin e inflamacionit për materiale ndërtimore, për punë përcjellëse sepse tërë kohën akuzojnë që ju po e pengoni punën në këtë sektor”, është shprehur ai në “DPT te Fidani”.