Enlirat Duraku, anëtar i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia pasi ky i fundit ka thënë se ka qenë i rregullt procesi për pranimin e infermierëve në QKUK.
Përmes një postimi ai ka treguar emailin, të cilin ia ka dërguar ministrit Vitia dhe Komisionit për Ankesa në QKUK, lidhur me parregullsitë në këtë konkurs.
Ai ka thënë se po refuzohen edhe ankesat e kandidatëve, duke e quajtur konkursin për pranimin e tyre si “të manipuluar dhe të padrejtë”.


