Infermieri, Enlirat Duraki, ka vendosur të heqë dorë nga shtesa prej 150 eurosh e dhënë nga Qeveria e Kosovës për personelin shëndetësor, raporton Gazeta Blic.
Duraki duke e cilësuar fyese këtë kompensim ka thënë se kontributin në betejën me Covid-19 do ta japë pa asnjë kompensim shtesë.
Reagimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Reagimi im lidhur me shtesat prej 150€ nga Qeveria e Republikës së Kosovës si kompenzim për profesionistët shëndetësor në betejën antiCOVID, e të cilën e kam konsideruar ofenduese ka ngjallur reagime të shumta dhe të ndryshme si nga qytetarët poashtu edhe nga kolegët.
Duke refuzuar këtë shtesë, marrë parasysh nevojën e madhe që qytetarët kanë për kujdes dhe shërbime infermierore, duke respektuar obligimet kontraktuale me punëdhënësin, kontributin tim në betejën antiCOVID do e jap pa kompenzim shtesë me qëllim të ruajtjes së dinjitetit dhe integritetit profesional.
Me respekt
Enlirat K. Duraku