Lajme

Infermierët paralajmërojnë protestë, këto janë kërkesat e tyre

02/11/2024 16:12
nga:G B

Infermierët e QKUK-së kanë thirrur protestë për ditën e enjte në ora 12:00, raporton Gazeta Blic.

Ata kanë njoftuar se do të protestojnë para objektit të drejtorisë së SHSKUK-së, me disa kërkesa, si pagesat e punës në vikende, gjatë festave, pagesat e rrezikshmërisë, të orëve shtesë, e të tjera.

Po ashtu, infermierët kanë thënë se përmes kësaj proteste kërkojnë trajtim të barabartë.

Thirrja për protestë është bërë nga ish-nënkryetari i Sindikatës së punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së, Enlirat Duraku.

Njoftimi i tij i plotë:

Kolege te nderuar te QKUK-se,

Ftoheni qe me date 15/02/2024, duke filluar nga ora 12:00, e Enjete, para objektit te Drejtorise se SHSKUK-se / Adminsitrates se QKUK te protestojme me kerkesat legjitime si ne vijim ;

1. Drejtoria e Infermierise ne QKUK,
2. Pagesa e shtesave te tregut dhe shtesave per nenpunes shendetesor ne sistemin publik shendetesor, respektivisht perfshirjen e komuniteteve tona ne Ligjin e Pagave,
3. Pagesen e punes gjate vikendeve,
4. Pagesen e punes gjate festave,
5. Pagesen e rrezikshmerise,
6. Pagesen e oreve shtese

Mos te harrojme qe komunitetet tona jane perjashtuar nga Ligji i Pagave, respektovisht shtesat e tregut dhe nepunesve shendetesor ne sistemin publik, ku komunitetet tjera kane perfituar 1100€ shtesa per periudhen 6 mujore, ndersa infermieret, mamite dhe profesionistet tjere shendetesor 0€,

Mos te harrojme qe me gjithe respektin nje mjek per nje te Shtune ( 24h ) paguhet 288€, afersisht sa gjysma e pages mujore te nje infermieri, ndersa infermieri 22 deri 24€.

Andaj, ne mungese reagimi institucional, bazuar ne te drejten e garantuar me Kushtetuten e Republikes se Kosoves, neni 43 “ Liria e Tubimit “, ftoheni qe te merrni pjese ne kete proteste per te kerkuar trajtim te barabarte, te drejtat e juaja dhe dinjitetin si komuniteti me i madhe ne sistemin publik shendetesor.

Duke qene se kjo e drejte eshte e garantuar me Kushtetute, padyshim qe asnje nga ne nuk duhet te kemi frike t’i kerkojme te drejtat tona, andaj ju pres qe me date 15/02/2024, nga ora 12:00, para Drejtorise se SHSKUK-se bashkarisht t’i kerkojme keto te drejta.

Deri atehere shperndajeni ( share ) kete thirrje me te gjithe koleget, sepse ndryshe nuk do kemi arsyeje te ankohemi per padrejtesite qe po na behen sistematikisht.

P.S. Shoqatat sindikale breda QKUK-se te cilat ndajne te njejtin shqetesim me ne jane te mireseardhura te na bashkangjiten.

Enlirat K. Duraku