Lajme

Infermierët kërkojnë takim me ministrin Vitia, në mënyrë që t’i shmangen grevës së urisë

02/22/2024 14:31
nga:Sh R

Infermieri Enlirat Duraku, ka njoftuar se ka kërkuar të mbajë një takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, në mënyrë që t’i shmangen grevës së urisë

Ai në një njoftim tregon se ka dërguar një email, në Ministrinë e Shëndetësisë, në mënyrë që të mundësojnë një takim me ministrin Vitia, që ti shmangen grevës që kanë paralajmëruar.

Me poshtë gjeni emailin derguar

I nderuar Minister z. Viti

Besoj se tashme jeni i informuar per greven e urise te cilen do e filloj me date 26/02/2024 nga ora 12:00, para objektit te Ministrise se Shendetesise.

Me qellim qe t’a shmangim bashkarisht kete si dhe duke i lene anash diferencat ne mendime, qendrime apo edhe kushtimisht inatet, me respekt kerkoj pak nga koha juaj per nje takim ne menyre qe te bisedojme lidhur me kerkesat bazike te komunitetit infermieror ne QKUK.

Padyshim qe jam i hapur per propozime qe te dalim nga kjo gjendje e cila do ndodhe, ndersa poashtu e kuptoj poziten tuaj si dhe konceptin qe si person fizik nuk mundem te te kem partner social, mirepo ne baza humanizmi dhe mirekuptimi e kerkoj kete takim.

Me shprese qe kesaj radhe te marre nje pergjigje nga ju, Ministria e Shendetesisë.