Që dy muaj nuk janë paguar për punën që janë duke e bërë.
E për këtë, infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 kanë vendosë që nesër të protestojnë nga ora 09:00 deri në 10:00, para së Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas dokumentit që Front Online ka siguruar, ata do ta shprehin pakënaqësinë e tyre që kanë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj.
“Ne, infermierët dhe stafi mbështetës të punësuar nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë paqësore do të shprehim pakënaqësitë tona lidhur me pagat të cilat nuk na janë dhënë për gati tre muaj”, thuhet në dokument.
Lidhur me këtë pati pyetur Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët nuk kanë dhënë detaje se çfarë është duke ndodhur me pagat e tyre që dy muaj.
Në Korenë Veriore gati tre milionë raste me “ethe e temperaturë”


