Lajme

Infektologu kosovar jep lajmin e mirë: Jemi në fund të pandemisë!

06/10/2021 22:24
nga:Y I

Infektologu Ilir Tolaj, është shprehur optimist se së shpejti mund të përfundojë pandemia.

Tolaj tha se jemi në fund të pandemisë, mirëpo, nëse një valë tjetër do godiste vendin, ajo vetëm do e shtyen apo ngadalson procesin, por jo të ndikojë që pandemia të jetë e pranishme edhe për shumë kohë.

“Ne nuk mund ta japim asnjëherë një përgjigje të saktë, por në bazë të këtyre parametrave, mund të themi se jemi në fund të pandemisë. Kosova nuk do të ballafaqohet me situata si ajo që e lamë pas”, tha Tolaj në RTV 21.

SHBA konfirmon blerjen dhe dhurimin e 500 milionë vaksinave