Kryeministri Albin Kurti refuzoi ditë më parë një sasi dozash të vaksinës kinze nga Shqipëria.
Kjo sipas tij erdhi me faktin se kjo lloj vaksine nuk është çertifikuar ende nga EMA.
E një vendim të tillë po e cilëson si të drejtë infektologu i njohur kosovar Hamdi Ramadani.
Ramadani në një prononcim për “Gazeta Blic” tha se vaksinat kineze nuk janë ende të rekomanduara nga OBSH-ja dhe autoritetet shëndetësore evropiane.
“Vaksinat kineze ende janë të parekomanduara nga OBSH-ja dhe autoritete shendetësore evropiane.Në këtë drejtim edhe në popullatë besoj nuk ishte prit aq mirë” tha Ramadani për “Gazeta Blic”.
Tutje Ramadani e cilëson si vendim të duhur vendosjen e masave anti Covid.
Ai shprehet i bindur se pas 10 ditësh do të kemi një ulje të rasteve me Covid-19.
“Situata në vend ishte dhe është e rendë dhe serioze me pandeminë Covid -19.Masat e paraqitura nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nuk ishin te perfillura nga qytetarët dhe pothujse fare të parëndësishme sipas tyre, nuk mbahej maska sikur se duhet, nuk kishte kufizime ne grumbullime njerëzish, nuk ishte distanca, nuk mbaheshin dorezat dhe nuk përdoreshin dizenfektus.Eshtë një gjë shumë pozitive që tash e sa ditë është duke u bë vaksinimi sipas nje plani te Ministrisë së Shëndetësisë.Por vaksinimi duhet bërë me kushte, kritere dhe udhëzime per tu vaksinu popullata. Eshtë mire vendosja e masave kufizuse ndryshe situata veq sa thellohej edhe më keq.Të shpresojmë për 10 ditë sa do te kenë efektin pozitiv, dhe besoj se po, do jetë ma mirë shendeti dhe infefeksionet të fillojnë të bien”
Madje infektologu Ramadani masat e marra nga Qeveria po i sheh si të vonuara.
“Masat janë të vonuara, është dashtë më herët të vendosen masa shtrënguse , si pash Gjermani, Anglia por edhe vende të tjera të rajonit.
Masat aniepidemikogjike antipandemike duhet respektu me rigorizitet te madh.Duhen bërë te gjitha masat per ndalim kufizimin dhe kuftimin e pandemise sikur e ter bota. Shëndeti dhe jeta e qytetarëve janë mbi të gjitha”
Vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 684 raste të reja me Coronavirus dhe humbën jetën fatkeqësisht shtatë persona, ndërsa numri i rasteve aktive në nivel vendi kalon shifrën e 14 mijëve.
/Gazeta Blic/
Vjen arsyetimi nga Ministria e Shëndetësisë për refuzimin e vaksinave nga Shqipëria