Tri shkolla në Komunën e Vitisë do të kalojnë në mësimin online nga e hëna. Kjo pas rritjes së numrit të nxënësve dhe personelit arsimor të infektuar me COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga Komuna e Vitisë.
“Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it. Shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Njoftim Publik nga Drejtoria Komunale e Arsimit
Shëndeti i fëmijeve është mbi të gjitha!
Duke zbatuar rekomandimet e Taskforcës së DKA-së për testimin e nxënësve, stafi i QKMF-së në koordinim të plotë me menaxhementin e shkollave po vazhdon me testime rapide në Institucionet Arsimore.
Pas rritjës së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat:
SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti
SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc
SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan
Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it.
Shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës.
Ju lutem ti respektoni rregullat e t’a mbrojmë shëndetin e nxënsëve dhe personelit arsimor.