Propozimi i fundit nga FIFA që Kupa e Botës të luhet çdo dy vite ka ngjallur polemika të mëdha në botën e futbollit.
UEFA dhe CONMEBOL publikisht nuk e kanë përkrahur këtë projekt të institucionit më të lartë të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino ka treguar arsyen se pse dëshiron që ky kompeticion të mbahet çdo dy vite.
“Ne duhet t’u japim shpresë afrikanëve në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të kalojnë Mesdheun në mënyrë që të gjejnë një jetë më të mirë.Ne duhet t’u japim atyre më shumë mundësi dhe dinjitet“, tha Infantino.
Gianni Infantino on the reason why he wants a World Cup every two years:
"We need to give hope to Africans so that they don't need to cross the Mediterranean in order to find a better life but more probably death in the sea. We need to give them more opportunities and dignity." pic.twitter.com/z06j5Hp1i9
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) January 27, 2022
/GazetaBlic Sport/


