Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka pranuar se do të dëshironte që Messi të luante në edicionet e ardhshme të Kupës së Botës.
“Shpresoj që Messi të luajë në Botërorin e ardhshëm, atë pas tij dhe atë në 2034. Për aq kohë sa të dojë”, tha ai, duke folur për DSports, përcjell GazetaBlic Sport.
Duhet theksuar se së fundmi, sulmuesi argjentinas 36-vjeçar i Inter Miamit ka rrëfyer se nuk ka dashur të mendojë për të ardhmen, pasi ende nuk ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në Botërorin 2026, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.
/GazetaBlic Sport/


