Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka bërë thirrje 211 federatave anëtare të miratojnë një plan që do të lejojë investitorët privatë të blejnë aksione në Kupën e Botës, duke u premtuar secilës deri në 40 milionë dollarë financim.
Sipas raportimit të The Times, federatat kanë afat deri më 19 shtator për të vendosur. Nëse propozimi miratohet, FIFA do të sigurojë një paketë financimi prej 10 miliardë dollarësh që hyn në fuqi nga 1 janari 2027. Në rast refuzimi, programi Forward do të vazhdojë me një fond prej 2.7 miliardë dollarësh.
Plani ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit, me kritika se FIFA po ushtron presion mbi federatat për të miratuar ndryshimet e propozuara.
/GazetaBlic Sport/


