Sporti

Infantino për Botërorin 2026: Do të jetë ngjarja më e madhe në histori

12/05/2025 23:39
nga:Mergim Rreci

“FIFA ka qenë burimi zyrtar i lumturisë për njerëzimin për më shumë se 100 vjet. Ne po festojmë Kupën e Botës 2026, Kupën e Botës më të madhe ndonjëherë, jo vetëm ngjarja më e madhe sportive, por ngjarja më e madhe që njerëzimi do të shohë ndonjëherë”.

Kjo ishte fjala hapëse e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në ceremoninë e shortit të Kupës së Botës 2026 në Uashington.

“Kemi tre vende të mrekullueshme, 16 qytete dhe 48 ekipe që konkurrojnë për t’u bërë kampionë bote. Do të kemi një verë emocionuese, do të jetë unike, yjore, spektakolare, me 7 milionë njerëz në stadiume dhe 6 miliardë njerëz që e shikojnë në TV nga e gjithë bota. Është si 104 Super Boël në një muaj, kjo është magjia që kemi krijuar”, përfundoi ai.