Nëpërmjet kanaleve zyrtare të FIFA-s kanë mbërritur disa deklarata për fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar nga numri një i futbollit Gianni Infantino, të cilin ai e cilësoi si “një nga më të mirët e të gjitha kohërave”.
“I ndoqa të gjitha ndeshjet dhe mund të them shumë qartë se kjo ishte faza më e mirë në grupe e një Kupe Botërore ndonjëherë. Kjo, për mua, është shumë premtuese për pjesën tjetër të kompeticionit. Dhe audienca ishte gjithashtu e pabesueshme, me një mesatare prej 51,000 spektatorësh për ndeshje. Shifra rekord u regjistruan edhe në TV, me mbi dy miliardë spektatorë”.
Për konkurrencën e turneut, më pas, Infantino shpjegoi: “Nuk ka më skuadra të vogla dhe skuadra të mëdha. Niveli është shumë i ngjashëm dhe për herë të parë në histori ekipe nga të gjitha kontinentet janë kualifikuar në fazën eliminatore. Kjo dëshmon se futbolli po bëhet vërtet një sport global”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport