Gianni Infantino djeg që në lindje hipotezën e prezantimit të kartonit blu në futboll, për një përjashtim të përkohshëm nga loja. Presidenti i Fifa-s ndërhyri në rrjetet sociale në vigjilje të asamblesë së përgjithshme të IFAB, “Shoqatës së Bordit Ndërkombëtar të Futbollit”, duke u pozicionuar qartësisht.
‘Dua të jem i qartë, nuk do të ketë kartona blu në nivelin elitar. Ky është një argument që nuk egziston për ne, Fifa është absolutisht kundër kartonit blu”.
Këto javë emdiat angleze kishin pretenduar se shumë shpejt do të prezantohej kartoni blu, për të ndëshkuar me një përjashtim prej 10 minutash protestat e ekzagjeruara apo faullat taktikë jo të rrezikshëm.
Eksperimentimi sipas mediave britanike do të niste nga sezoni i ardhshëm i FA Cup, por Fifa ka nxituar të përgënjeshtrojë, duke folur për lajme të gabuara dhe të pamatura, duke lënë të kuptohet se mund të mbështetet vetëm një testim në nivelin e futbollit amator apo atë të moshave. Infantino ndërhyri edhe në lidhje me një tjetër argument, atë të zëvendësimeve të përkohshme për lojtarët që pësojnë tronditje cerebrale apo thënë më shqim goditjet në kokë.
“Nuk do të implementojmë zëvendësime të përkohshme për tronditjet cerebrale. Cështja e dëmtimeve në kokë është një argument i rëndësishëm për ne, kemi investuar shumë para, ndaj kemi eksperiencë që nuk e kishim më parë në këtë sektor.
Mjekët thonë se është thjesht e pamundur që të vendosësh brenda pak minutash nëse ka patur një tronditje cerebrale apo se sa e rëndë është ajo. Për këtë arsye, në rast se dyshohet për një tronditje cerebrale, lojtari duhet të zëvendësohet. Nëse do të shqetësohesh për shëndetin e lojtarit, atëherë lojtari duhet të dalë nga loja dhe të hyjë një tjetër në vend të tij, fund i historisë”.