Autoritetet indoneziane rifilluan përpjekjet e kërkim-shpëtimit për 80 persona të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu që vrau 10 persona në një zonë banimi të provincës Java Perëndimore.
Rrëshqitja e dheut herët të shtunën u shkaktua nga shirat e rrëmbyeshëm që filluan një ditë më parë, të cilët agjencia meteorologjike paralajmëroi se mund të vazhdojnë për një javë në provincë dhe në disa rajone të tjera, shkruan Reuters.
Banori Dedi Kurniawan, 36 vjeç, tha se ishte rrëshqitja e parë e madhe e dheut që kishte parë në fshatin Pasir Langu në një zonë kodrinore të provincës rreth 100 km në juglindje të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakartë.


