Lajme

Indonezia goditet nga një tërmet i fortë, ja sa ishte magnituda

10/28/2025 20:11
nga:Y I

Indonezia u godit sot nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Banda, në një thellësi prej 143 kilometrash.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Sipas dëshmitarëve okularë nga faqja e internetit e EMSC, dridhja ishte e fortë, duke dridhur dritaret dhe shtretërit dhe zgjati për një kohë të gjatë.

/Euronews Albania/