Indiana Pacers mposhtën Cleveland Cavaliers me rezultatin 121:112 (36:25, 28:33, 28:32, 29:22) në ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
Suksesi i Pacers është një surprizë për shumë njerëz, pasi Cleveland konsiderohej favoriti i madh në përballjen midis dy ekipeve.
Themeli i suksesit të Indianës ishte lideri i ekipit Tyrese Haliburton, i cili regjistroi një double-double prej 22 pikësh dhe 13 asistash. Andrew Nembhard ishte më produktivi me 23 pikët e tij, ndërsa Pascal Siakam dhe Aaron Nesmith shënuan nga 17 pikë secili.
Shënuesi më i mirë i Cleveland ishte Donovan Mitchell me 33 pikë.
/GazetaBlic Sport


