India regjistroi shifër rekorde prej 126.789 rastesh me Covid-19 të enjten. Disa rajone po përballen me shtim të madh të infeksioneve dhe po ankohen për mungesë të vaksinave.
Shifra e rasteve ditore shkoi në mbi 100.000 për herë të parë të hënën, ndërsa tashmë ajo është tejkaluar tri herë, që paraqet rritjen më të madhe të përhapjes së virusit në botë, shkruan Reuters.
Shtimi i rasteve, shumë më i shpejtë sesa gjatë valës së parë të pandemisë vitin e kaluar, i ka zënë në befasi autoritetet indiane. Qeveria ka thënë se përhapja e virusit po shkaktohet nga grumbullimet e mëdha dhe ngurrimi i njerëzve për të vendosur maska.
Të enjten, Zelanda e Re e pezulloi përkohësisht hyrjen në territorin e saj për të gjithë udhëtarët që vijnë nga India, përfshirë edhe shtetasit e vet.
Me 12.9 milionë raste, India është shteti i tretë në botë me më së shumti të infektuar në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit. Deri më tani, atje janë shënuar mbi 166 mijë viktima të pandemisë.
Joe Biden me masa të reja kundër dhunës me armë


