Cool

Indi: Elektricisti ia ndalte rrymën fshatit për ta takuar të dashurën e tij fshehurazi

06/02/2022 20:21
nga:G C

Janë dëgjuar histori të ndryshme të dashurisë.

Shumë sakrifica janë bërë në emër të dashurisë.

E një të tillë e kishte bërë edhe një elektricist nga një fshat Gameshpur në Indi.

Ai e ndalte rrymën sa herë që do ta takonte fshehurazi të dashurën e tij.

Elektricisti e bënte këtë sa herë që perëndonte dielli.

Siç raportohet banorët e fshatit nisën të dyshonin se diçka nuk shkonte, pasi që kompania e cila e menaxhonte rrjetin e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndonjë prishje dhe as fshatrat përreth nuk kishin ndërprerje aq të shpeshta të rrymës.

Banorët filluan t’i kushtonin vëmendje kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike dhe arritën në përfundimin se rryma binte gjithmonë pas perëndimit.

Pas disa ditësh ata arritën të kuptonin shkaktarin.

E ai ishte vet elektricisti i këtij fshati.

Ata fillimisht menduan ta dëbonin nga vendlindja.

Por, kur mësuan historinë detyruan dy të dashuruarit që të martoheshin.