Lajme

Indeksi për kriminalitetin në botë, mësoni ku renditet Kosova

10/07/2021 21:13
nga:M K

Sipas Numbeo.com, portalit më të madh që mbledh të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës në vende të ndryshme të botës, e cila llogaritë edhe kriminalitetin, Kosova renditet në vendin e 94 kurse Shqipëria në vendin e 78.

Kosova e ka përqindjen e krimit 36/73%. ndërsa sigurinë 63.27%, kurse Shqipëria e ka përqindjen e krimit 42.53% , ndërsa sigurinë 57.47%.

Serbia ndodhet në vendin e 93, një renditje sipër Kosovës me përqindje prej 38.10%

Shqipëria është vendi i dytë në rajon me indeksin më të lartë të krimit. Para nesh është Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 76.

Ndërsa vendet e tjera të rajonit kanë këtë renditje: Rumania (113), Bullgaria (92), Kroaci (124), Slloveni (129), Maqedonia e Veriut ( 90 ).

Ndërmjet 20-40 pikë, vendi konsiderohet me një nivel të ulët krimi, ndërsa ndërmjet 40-60 konsiderohen vende me krim të moderuar, 60-80 me nivel kriminaliteti të lartë dhe mbi 80 shumë të lartë.

Në Evropë, qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit janë Katania, Napoli dhe Torino në Itali.

Vendi me kriminalitetin më të lartë në botë janë në përgjithësi vendet e Amerikës së Jugut si Venezuela , e cila është në vend të parë me 83.76%.

Nivelin më të ulët të kriminalitetit e ka Katari, i cila ka shënuar 12.13%, më e ulëta nga vendet e marra në shqyrtim.
Vendet me kriminalitetin më të ulët janë vendet arabe, si Emiratet e Bashkuara, Taiëan , të cilat janë sipër Katarit.

Për të parë renditjen KLIKO KËTU