Lajme

“Incizimet, incizimet”, vazhdojnë britmat ndaj Kurtit në Skenderaj

01/27/2025 18:38
nga:G B

Qytetarët e Skenderajt po vazhdojnë të jenë të mbledhur disa metra prej vendit ku po e mban tubimin elektoral kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Ana në kor kanë bërtitur në drejtim të Kurtit me fjalët “incizimet, incizimet”, duke aluduar kështu në audio-inicimin e publikuar të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Millan Radoiçiq.

Në vend të ngjarjes shihet të jenë edhe Policia e Kosovës, për shkak të tensioneve mes të dy turmave. Aty janë hedhur edhe fishekzjarre.