Lajme

Incidenti në Pogragjë, varrosi babanë, gati u vra nga plumbi qorr

09/20/2025 21:08
nga:Y I

Ambroz Toplanit nga fshati Pogragjë e Klinës iu shkaktua një plagë pak pa hyrë në shtëpinë e kushërinjve.

I njëjti gati sa nuk e humbi syrin e djathtë, ndoshta mund ta kishte pësuar edhe me jetë.

Momentet e para ishin goxha shokuese për mërgimtarin që ditë më parë e varrosi babain.

Por pse erdhi në atë gjendje e mori vesh tek kur shkoi në QKMF-në në Klinë e më pas edhe në Spitalin e Pejës.

E policët e stacionit të Klinës, menjëherë njoftuan Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë së Pejës.

Familja Toplani tha se nuk ka asnjë problem më dikë, ndërsa i bëri thirrje personit përgjegjës të ketë kujdes herave të tjera sepse nga pakujdesia mund të ketë pasoja edhe më të mëdha.