Pas ndërprerjes së tubimit në Pensilvani në rrethana ende të pasqaruara, zëdhënësi i Donald Trump, Steven Cheung, ka thënë se ish-presidenti amerikan “është mirë”, shkruan CNN.
Ai ka thënë se Trump po kontrollohet nga mjekët dhe se do të jepen informata më vonë.
“Presidenti Trump falënderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti dashakeq. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të pasojnë”, tha Cheung në një deklaratë.


