Lajme

Incidenti në Kuvend – Gjinovci e quan të dobët fjalimin e kryeministrit Kurti!

02/17/2022 12:22
nga:Gazeta Blic

Fjailimi i kryeministrit Albin Kurti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës të enjten, ka ngjallur reagimin e Rron Gjinovcit, anëtarit të shoqërisë civile, një përkrahësi për ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjinovci, e ka quajtur “të dobët” fjalimin e Kurtit në seancën solemne të kuvendit për nderë të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Një fjalim i dobët nga Kryeministri si fillimi i festimeve”, tha Gjinovci, në një kritikë të rrallë ndaj veprimeve të Kurtit.

Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën derisa kryeministri Albin Kurti ishte duke iu drejtuar atyre në seancën solemne për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Para se ta lëshonin sallën, disa deputetë të opozitës kanë filluar që t’i ndërhyjnë fjalimit të Kurtit.