Lajme

Incident në vendin e punës, lëndohet një grua në Fakultetin e Gjakovës

02/04/2026 13:33
nga:Sh R

Një grua ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës në Fakultetin e Gjakovës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha se incidenti ka ndodhur në rrugën “Normalja e  Gjakovës”.

Siç thotë ajo, dyshohet se lëndimi është shkaktuar si pasojë e rrëzimit të një orendie të brendshme, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Njësitë relevante ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast”.