Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Rahovec, ku një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset nga stacioni policor.
Siç njofton policia, i dyshuari i cili ndodhej në dhomat e ndalimit, ka hapur me forcë derën dhe ka dalë nga stacioni policor me qëllim arratisjeje.
Patrullat policore kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin, duke e kthyer përsëri në Stacionin Policor.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor dhe, pas përfundimit të trajtimit, është rikthyer në dhomën e ndalimit.
Rasti është duke u hetuar.


