Showtime

Incident në koncert, Stresi lëndohet në kokë

06/26/2022 13:47
nga:G B

Një incident është shënuar në një koncert që ka mbajtur Stresi. Reperi po bëhej gati për të dalë në skenë ku përplasi kokën me një pjesë hekuri që nuk e vuri re.

Nga pamjet, shihet që reperi ka një pjesë të gërvishtur në ballë. Por ky incident nuk e ka penguar atë që të performonte.

Kujtojmë që reperi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi përflitet se ka nisur një romancë të re. Së fundmi, ai zbuloi se i bëri vetes dhuratë një makinë 100 mijë euroshe për ditëlindje. Kur u pyet për dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë, ai tha: “112 mijë euro Audi S8 2020 prej vetes time.”