Një incident i rëndë është raportuar sot rreth orës 11:00 në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, ku një person i moshës madhore dyshohet se ka lënduar veten dhe kushërirën e tij pas një mosmarrëveshjeje.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës, sipas të cilës lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë dhe janë cilësuar si lëndime të lehta trupore.
“Të dy personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë”.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.


