Lajme

Incident në Bruksel, një person gjuan me shishe kolonën e Bidenit

03/24/2022 15:28
nga:Astrit Gashi

Një person i panjohur ka shkaktuar një incident në Bruksel, pasi që gjuajti me shishe kolonën e Presidentit amerikan, Joe Biden.

Incidenti, i cili u xhirua nga kamerat, ndodhin rreth orës 10.00. Dyshohet se personi i cili shkaktoi incidentin ishte i dehur.

“Një mashkull, i cili ishte i dehur, hodhi shishen në drejtim të kolonës së Presidentit amerikan, Joe Biden. Arritëm të ndalim shishen para goditjes”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Më herët, për shkak të vizitës së Biden banorët e Brukselit u njoftuan se do të vendosen masa të jashtëzakonshme të sigurisë, më të ashpra se ato që janë të zakonshme për samitet e udhëheqësve të BE-së apo për vizitat e udhëheqësve tjerë botëror.