Sporti

Incident i rrallë: Kamera bie në fushë gjatë ndeshjes Hungari – Kazakistan

06/09/2026 23:20
nga:L J

Një incident i pazakontë dhe potencialisht i rrezikshëm shënoi ndeshjen midis Hungarisë dhe Kazakistanit, e cila u luajt në Debrecen dhe përfundoi 3:1.

Gjatë ndeshjes, një kamerë ra në fushë, duke çuar në një ndërprerje të përkohshme të lojës.

Sipas raportimeve fillestare, kamera filloi të nxirrte tym, pastaj u thye dhe ra në fushë.

Situata shkaktoi shqetësim pasi pajisjet përfunduan pranë njerëzve në fushë.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua dhe personi më i afërt me incidentin ishte një operator tjetër.

Ja pamjet:

VIDEO